Shpertheu bombola dhe dogji shtepine ne Allias

Shpertheu bombola dhe dogji shtepine ne Allias

37
0
Shares
Foto Ilustruese

Një banesë u perfshi nga flakët në Allias pas shpërthimit të një bombole gazi.

Dy të moshuarit që ndodheshin në banesë, shtetasit B. H., 80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe, u nxorën jashtë nga zjarrfikësja dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:09 ndërsa nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të bombolës.

“Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore,”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY