Policia e Shkodres kap ne telefon llotarine elektronike dhe ne raft ‘cokollaten’

Policia e Shkodres kap ne telefon llotarine elektronike dhe ne raft ‘cokollaten’

116
0
Shares

Policia e Shkodres arrestoi nje te ri 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.

Forcat policore kanë ushtruar kontroll në ambjentet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, pikërisht tek pjesa e banakut, në raftin e pijeve është gjetur një qese me material në formë cokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gr. dhe një peshore elektronike, për të cilën është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur, si dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, thuhet ne njoftimin e policise se ketij qyteti.

Gjithashtu, gjatë veprimeve të mëtejshme, shtetasit K. G., 25 vjeç, banues në Shkodër, i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe web-i, e dyshuar si faqe sportive për lloto, i cili ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materials iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY