‘Zhduket’ Hollanda, tani e tutje një vend tjetër në vend të saj

‘Zhduket’ Hollanda, tani e tutje një vend tjetër në vend të saj

159
0
Shares

Qeveria e Amsterdamit ka vendosur të shfuqizojë emrin Hollandë ëpr vendin e tyre duke e quajtur tani e tutje në vend të Mbretërisë së Holandës, Mbretëria e Vendeve të Ulëta. Duke filluar nga janari, logoja historike e përdorur në njëzet e pesë vitet e kaluara për të promovuar këtë shtet, ajo e tulipanit ngjitur me emrin Holandë, do të ndryshohet gjithashtu.

Gjithçka nisi nëntorin e kaluar, ku ministrja e tregtisë, Sigrid Kaag, prezantoi këtë reformë. Ajo e promovoi duke pretenduar se ky vendim, do të ndërtojë një imazh më pozitiv për eksportet dhe do të shërbejë për tërheqjen e investimeve dhe talenteve në teknologji të lartë, sport dhe kulturë.

Por në fakt, ka arsye të tjera që fshihen pas këtij vendimi. Sipas autoriteteve të Vendeve të Ulëta, marka “Holandë” është tjetërsuar, sepse lidhet ngushtë me rrugën e dritave të kuqe të Amsterdamit, ku zhvillohet prostitucioni i ligjshëm dhe ku konsumohet lirisht marijuana. Ekziston gjithashtu edhe një arsye tjetër, ajo gjeografike. Holandë quhen vetëm dy nga dymbëdhjetë provincat e këtij shteti dhe ky emërtim nuk mund të përfaqësojë të gjithë vendin.

Ky revolucion gjuhësor, do të adoptohet nga ministritë, ambasadat, universitetet, bashkitë dhe organizatat që bashkëpunojnë me qeverinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY