OSSHE dhe bashkia ngrenë fiktivisht pagesat e energjisë dhe ujit për nëntorin?

OSSHE dhe bashkia ngrenë fiktivisht pagesat e energjisë dhe ujit për nëntorin?

61
0
Shares

Bashkia e Tiranës, konkretisht ujësjellësi por edhe OSSHE duket se kanë ndërhyrë në shifrat e konsumit të energjisë dhe të ujit duke rritur shpenzimet në mënyrë fiktive.

Fatura e ujit është rritur më rreth 30 për qind krahasuar më një muaj më parë, ndërkohë që ajo e energjisë me rreth 20 për qind, thotë një banor në rrugën e komuna e Parisit, faturat e të cilit po botojmë më poshtë.

Banori në fjalë thotë se që javën e fundit të nëntorit nuk ka qëndruar fare në shtëpi ndërkohë që energjinë elektrike nuk e përdor për ngrohje. Familja ka dy pjesëtarë dhe shpesh vaktet I hanë jashtë.

Rasti tjetër po ashtu lidhet me shpenzimet anormale të ujit. Fatura ka ardhur gati e njëjtë me atë të energjisë elektrike në muajt e verës, 27 mijë lekë të vjetra.

Rritja e faturës së ujit, thotë banori tjetër nuk ka asnjë shpjegim pasi taksat nuk kanë ndryshuar ndërsa janë vetëm 3 pjesëtarë në familje.

 

Qeveria dhe bashkia e Tiranës po detyrohen të paguajnë shumë për shpenzimet e tërmetit. Por nuk është e ndershme që këto shpenzime të nxiren në mënyrë të padrejtë dhe të pandershme nga konsumatorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY