Basha në Shijak: Situata është e rëndë

Basha në Shijak: Situata është e rëndë

81
0
Shares
Kreu i PD, Lulzim Basha ishte në Shijak ku konstatoi se Situata është e rëndë dhe njerezit kane nevoje për ndihmë.

INTERVISTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME FAX TV

Pyetje: Zoti Basha, si ju duket situata në Shijak?

Lulzim Basha. Situata duket e rëndë. Janë qindra banesa  tëshkatërruara, në veçanti, në atë që njihet si lagjja e Luginës, zona e Luginës, Shijakut. Siç patë edhe banesat e banorëve, janë komplet të shkatërruara, të pabanueshme. Është nata e katërt që flenë nëpër makina, një pjesë prej tyre janëzhvendosur tek kushërinjtë dhe një pjesë do të kalojnë natënnë këtë kalçeto të mbuluar, që është kontributi vullnetar i pronarit të kësaj kalçetoje. Pak më përpara, vullnetarët tanëkanë sjellë disa ndihma, dyshekë dhe ushqime.

Banorët kërkojnë një vemendje më të madhe. Përveçinspektimit të parë ditën e martë, nuk ka patur asnjë kontakttjetër. Ndonëse këto banesa janë të rrethuara me shirit, pra qëtregon se nuk mund të futen aktualisht, nuk ka një vendim tëprerë dhe, mbi të gjitha, nuk ka një orientim se çfarë do tëndodhë me banorët. Prandaj, u premtova që do të jem zëri i tyre dhe më jepni mundësinë që, nëpërmjet televizionit tuaj, t’u bëj thirrje autoriteteve se edhe Shijaku është pjesë e Qarkut të Durrësit, pra është pjesë e gjendjes së emergjencësdhe këtu duhet të ketë një prani të shtuar dhe të organizuar tëinstitucioneve për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve.

Edhe njëherë dua ta theksoj se janë me qindra familje jashtëbanesave të tyre. Sonte është nata e katërt që ata nuk kanë ku të fusin kokën dhe sasia e ndihmave që ka mbërritur tek këtanjerëz është shumë e vogël. Ka nevojë për ndihma materiale, ushqime, dysheqe, batanije, gjithçka, ndihmë të cilën njerëzitta përdorin për të kaluar këto ditë të para, ndërkohë që do tëbëhet vlerësimi përfundimtar se çfarë do të bëhet me shtëpitëe tyre.

Pyetje: Janë 18 pallate që konsiderohen të pabanueshme, kanëvënë shiritat, por nuk u kanë thënë se ku do të shkojnë. Kjofushë kalçetoje është e pamjaftueshme dhe e ftohtë?

Lulzim Basha: Është absolutisht e pamjaftueshme. Problemiështë se normalisht Durrësi dhe Thumana kanë marrëvëmendje, por nuk duhet të harrojmë që edhe zona të tjera tëgoditura duhet të kenë vëmendje po ashtu, Kurbini, Kavaja, Shijaku.Bëhet fjalë për qindra familje, mijëra qytetarë, të cilëtkanë nevojë për ndihmë, por, aktualisht e gjejnë veten e tyre jashtë vëmendjes së autoriteteve, jashtë ndihmës, jashtëmundësive për ndihmë, me përjashtim të vullnetarëve që kanëkontribuar me ndihmat që kanë sjellë sot.

Pyetje: Ju keni takuar qytetarë në disa nga qytetet përrethDurrësit ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi gjatë ditëssë djeshme që nuk ka nevojë më për ndihma materiale, ushqime apo veshmbathje, si e keni parë situatën? Është e mjaftueshme ndihma që u është dhënë këtyre banorëve?

Lulzim Basha: E vetmja gjë që mund te them ështe se banorët thonë që nuk kemi mjaftueshëm ndihma. Madje keniqenë vetë dëshmitare ku nje pjesë prej tyre janë ankuar përdiferencime. Një pjese prej tyre nuk ka marrë asnjë ndihmëdhe një pjesë e vogël ka marrë ndihma. Kjo është ajo qëdëgjojmë dhe nuk besoj se kemi arsye ta vëmë në dyshim. Këta janë njerëz në nevojë, janë njerëz që kanë nevojë përndihmë dhe do të përsëris thirrjen për këdo që  të mundet duke përfshirë këtu ndihmat materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY