FOTO/U shkëput nga dora e nënës, 7-vjeçari gjendet i pajetë, i vëllai doli gjallë në prehrin e gjyshes së pajetë

Shares

Gjyshi i tij priste me ankth se mos ndoshta arrinin të gjenin nipin e tij gjallë nën rrënoja, por fatkeqësisht tërmeti i ka marrë jetën dhe një vogëlushi 7-vjeçar i cili raportoheji humbur prej 48 orësh.

Pak më parë, Ministria e Mbrojtjes deklaroi ndërprerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Thumanë pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Rolejt Vata, 7-vjeçar, doli shëndoshë e mirë nga pallati, falë nënës së tij. Ajo e la djalin poshtë ndërtesës dhe u ringjit sipër për të ndihmuar pjesëtarët e tjerë të familjes. Nëna e Rolejtit dhe vëllai i tij janë gjallë, ndërsa trupi i të voglit u gjet nën rrënoja sot, pak pas mesnate.

Në 00:30, ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat tre trupa të pajetë: një grua të moshuar, një vajzë dhe një djalë 7-vjeçar që u identifikua si Rolejt Vata. Rolejti u gjet në krahët e një vajze gjithashtu të pajetë, e cila s’është identifikuar ende.

Ndërkohë, fotoja e gjyshit të Rolejt, teksa priste nipin e tij të gjallë kanë prekur te gjithe, pas kesaj tragjedie qe i ndodhi familjes së tij.

https://www.instagram.com/p/B5YT8pmhaml/?utm_source=ig_embed

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...