Rama dhe Meta perplasen pasdite, Presidenti i permend Xibraken

Rama dhe Meta perplasen pasdite, Presidenti i permend Xibraken

82
0
Shares

Edi Rama ka lajmëruar paketën ‘anti -‘KÇK’ (Kap Ça të Kapësh) ndersa ka sulmuar Presidentin Meta mbi akuzat e këtij të fundit për disa ambasadorë të huaj.
Kryeministri shton se ligji është bërë falë ndihmës së ekspertëve të huaj ‘të klasit të parë’

“Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”-shkruan Rama.

Më tutje kreu i qeverisë hedh akuza në drejtim të Presidentit Meta duke thënë se sulmet e tij në drejtim të ndërkombëtarëve janë shembull i qartë i një politike mjerane.

“Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri, se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres dhe drejtësi”-shkruan Rama.

Por fill me pas ka reaguar Presidenti Meta.
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës shkruan se “KM ka vetëm një partner strategjik: XIBRAKËN dhe Kolumbinë!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY