Gafa e Ramës me hartën pa Kosovën komentohet edhe në Beograd

Gafa e Ramës me hartën pa Kosovën komentohet edhe në Beograd

88
0
Shares

Kryeministri Rama shpërndau në “Facebook” një hartë të vendit tonë dhe të Ballkanit, ku mungonte Kosova ndërsa po lajmëronte reformnë e ujit në vend.

Një gjë e tillë u komentua nga funksionarë të lartë në Kosovë, por po ashtu ka rënë edhe në syrin e mediave serbe. Lidhur me këtë skandal kanë ardhur reagime të shumta. I pari që ka reaguar ka qenë zyrtari i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka pyetur Ramën se ku është Kosova. “I padashtun kryeministër, ku është Kosova?”, pyet Gashi.

Media e Serbisë B92 nënvizon se pas këtij skandali me hartat, “Prishtina është në shok”.

Po ashtu, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, që tha se ky është një akt i lartë tradhtie. Pas reagimeve, faqja e kryeministrit shqiptar është përditësuar, duke e treguar me një hartë të re, ku paraqitej edhe Kosova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY