VIDEO/Biznesmeni ia thotë Ramës troç: Nuk zgjidhet cdo gjë kështu! Ku janë institucionet?

Shares

Kryeministri Edi Rama ka marrë “shuplakën” nga qytetari direkt në transmetim live. Teksa ishte duke prezantuar zgjidhjet që ka marrë populli, nga platforma e bashkëqeverisjes, Rama u perball me një qytetar i cili nuk ia përtoi.

Rebani Likometaj, një biznesmen që merret me përpunimin e naftës, e falenderoi kryeministrin për zgjidhjen që mori, por u shpreh gjithashtu se platforma që ai ka ndërtuar është hallka e fundit që mbetet dhe se është detyrë e institucioneve të zgjidhin problemet, por në shumë raste këto institucione nuk funksionojnë.

Kjo pjesë e fundit e ligjërimit të biznesmenit, duket se nuk i pëlqeu mjaftueshëm kryeministrit, i cili replikoi menjëherë.

Biseda:

Biznesmeni: Jam i kënaqur dhe të kam falenderuar dhe të falenderoj.  Por, nuk duhet të funksionojë kështu, sepse kjo është hallka e fundit. Ato institucione për çfarë janë? Nuk funksionojnë!

Edi Rama: E kam dëgjuar këtë, që nuk duhet të funksionojë kështu, kjo do të thotë të kemi shtetin modern europian që nuk bëhet sa hap e mbyll sytë dhe aq më tepër ta rindërtosh nga gërrmadhat.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1528142477337065/?t=0

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...