EMRI/Shkodër, policia kap një person të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre

Shares

Policia në Shkodër ka vene në pranga një person të shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare, është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër”,-njofton policia zyrtarisht.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shoferi i FNSH, Ardian Loci, akuzohet se dekonspiroi aksionet e policisë në 2017 për asgjësimin e bimëve narkotike në Dukagjin. Në atë operacion u arrestuan 17 persona.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...