Hetimet kanë kapur një provë te maskat e atentatorëve

Hetimet kanë kapur një provë te maskat e atentatorëve

79
0
Shares

Policia ka gjetur dy maska në makinën e braktisur në një fshat të Ishmit cfarë mund të cojë në gjurmët e atentaorëve të Prokurorit Arjan Ndoja, shoferi Andi Malko dhe miku i tij, Landi Muharremi.

Djersa apo gjurmë të tjera të lënë në maskat që kishin vendosur në kokë  mund të jetë prova thelbësore.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se maskat në të cilat u pikasën gjurmë pështyme u gjetën bashkë me 2 kallashnikovët të tipit AK-47 brenda automjetit që përdorën autorët.

Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Ndoja po udhëtonte me Muharremin dhe Malokun në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa “AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të tre këta persona mbetën të plagosur, por vetëm gjendja e Malokut dhe e Muharremit paraqet rrezik për jetën.

Deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 20 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY