VIDEO/ Kush është Arjan Ndoja dhe personat në makinë, u sulmua nga...

VIDEO/ Kush është Arjan Ndoja dhe personat në makinë, u sulmua nga Rama dhe Brace

265
0
Shares

Prokurori Arjan Ndoja mbeti I plagosur rëndë sot pasdite rreth orës 16.00 gjatë një atentati me armë ndërsa udhëtonte me një makinë shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, mes tyre një grua.

Burime të pakonfirmuara thanë se në makinë ndodhej një person me emrin L. Muharremi, i njohur për disa vepra penale dhe dhe një grua.

Prokurori po udhëtonte me makinën tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe pas sulmit ajo ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal si pasojë e devijimit që ka bërë pas të breshërisë me armë zjarri.

Prokurori Arjan Ndoja është bërë një personazh i njohur në muajt e fundit pasi u sukmua nga kryeministri Edi Rama dhe zv/ kryeminsitri Brace.

Ndaj tij është qëlluar 8 herë me armë automatike kallashnikov. Prokurori është transportuar në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Makina e Ndoj ne kanal

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, të cilit ju bë sot atentat, është vënë në qendër të akuzave politike së fundi, pas dosjes që hapi kundër kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, për shpërdorim detyre, të cilin gjykata e la në masë arresti me burg, dhe më tej u lirua nga Gjykata e Apelit që rrëzoi kërkesën e organit të akuzës. Seancën gjyqësore e ndoqi në Durrës, zv.kryeministri Erjon Braçe, ku tha se lënia në burg e Pulës është e pabazuar në prova, dhe është një presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës për shkak se ai nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti Braçe.

Për herë të parë e përmendi në Kuvend Kryeministri Edi Rama, ku tha se një prokurorë në Durrës punon dhe mbështet organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Shefi i mazhorancës, pa bërë të ditur emrin, e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si ‘KÇK’, prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi. Për kryeministrin kjo është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues që duhet të dalë para drejtësisë sa më parë me çdo kusht, pasi po bën kërdinë me vendime absurde duke mbrojtur botën kriminale.

Arian Ndoja më 28 janar 2008 është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Ndoja ka bërë avokatin, ku ka mbrojtur edhe Arian Selimin, akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Vitin që shkoi Ndoja u përfol si personi që qëndronte pas rrahjes së avokatit Ilia Ilia, çështje për të cilën u nis hetimi, por ndaj Arian Ndojës nuk u mor asnjë masë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY