Aksidenti tragjik, viktima vëllai i deputetetes

Aksidenti tragjik, viktima vëllai i deputetetes

69
0
Shares

Një aksident tragjik i mori jetën një natë më parë një ushtaraku, brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se ai është 37-vjeçari Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si teknik bordi helikopteri në bazën ajrore.

Ai humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë, teksa u godit nga një kamion brenda tunelit. Shpërthimi i fortë pas goditjes i mori jetën 37-vjeçarit.

Dyshohet se makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi, çka ka sjellë dhe shpërthimin e menjëhershëm duke mos i lënë kohë shoferit të dalë nga mjeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY