Pollo: Pse e demtoi Kosoven takimi i Novi Sadit

Pollo: Pse e demtoi Kosoven takimi i Novi Sadit

42
0
Shares

Nga Genc Pollo

“U mbars mali e polli një mi” Kjo fabulë e Ezopit e përshkruan më së miri takimin e Novi Sadit midis presidentit serb dhe kryeministrave nga Tirana e Shkupi prodhuan një deklaratë shumëfaqëshe ku vetëm një fakt të ri kishte: se qeveritë zotoheshin se deri në 2021 shtetasit e tyre do të kalonin kufijtë vetëm me letërnjoftim (kartë identitetit) dhe jo detyrimisht me pashaportë.
Fakt është se prej dhjetë vjetësh shtetasit shqiptarë kalojnë kufirin maqedonas ( por edhe kosovar e malazez) vetëm me letërnjoftim. Ndërsa në Serbi prej vitit 2010 udhëtojnë pa viza. Pra për shtetasit shqiptarë avantazhi pas dy vjetësh është se mund të shkojnë pa pashaportë në Beograd apo Nish. Ndërkohë Maqedonia, Serbia, Bosnja e Mali i Zi prej kohësh e pranojnë
letërnjoftimin si dokument për kalimin kufitar mes tyre. Po kështu e ka regjimin Kosova me Maqedoninë e Malin e Zi.
I vetmi i dëmtuar në Novi Sad doli shteti i Kosovës. Askush nuk e përmendi dhe askush nuk i kërkoi Serbisë të njihte dokumentat personale e targat e shtetit të Kosovës. Thirrja e samiti të dytë në Ohër pas një muaji është pa kuptim nëse Serbia nuk bën lëshime. Dhe as që nuk ka ndërmend t’i bëjë! Dhe as Rama nuk ja kërkon mikut Vučić!
Por groteske është parulla e Schengenit ballkanik. Sa më lart nuk ka lidhje as me Zonën Schengen e as me Bashkimin Europian. Është vetëm lehtësim i kalimit kufitar siç praktikohej në vitet 30 mes Shqipërisë e Jugosllavisë.

"U mbars mali e polli një mi" Kjo fabulë e Ezopit e përshkruan më së miri takimin e Novi Sadit midis presidentit serb…

Publiée par Genc Pollo sur Jeudi 10 octobre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY