Të zhdukur prej dy ditësh, si u gjetën të rinjtë turistë në...

Të zhdukur prej dy ditësh, si u gjetën të rinjtë turistë në Tropojë

72
0
Shares

Dy turistë belg, të cilët u raportuan të humbur, u gjenden në Tropojë. Alarmi u ngrit nga bujtina ku ata po qëndronin në Theth, nga ku kishin dalë për të eksploruar zonën.

Sipas informacioneve mësohet se ata kaluan disa ditë në alpet shqiptare dhe më tej u nisën drejt Valbonës për ta bërë në këmbë shtegun e famshëm në këtë zonë.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry janë dy turistë nga Belgjika të cilet prej dy ditësh kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Ata për herë të fundit kishin folur me famijarët e tyre pikërisht me datën 27 shtator kur edhe kanë marre rrugën drejt Valbonës

Pavarësisht tentativa të banorëve dhe kërkimeve të tyre, ata nuk janë gjetur në bjeshkët e Thethit dhe zonat përreth. Pas lajmërimit të autoriteve dy të rinjtë janë gjetur dhe ata janë shëndosh e mirë në Tropojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY