Mbledhje e rëndësishme në PD, hapa të rinj drejt një fronti të...

Mbledhje e rëndësishme në PD, hapa të rinj drejt një fronti të gjerë

56
0
Shares

Pas pak nis në selinë e PD një mbledhje me kryetarët e rretheve për të diskutuar në lidhje me vijueshmërinë e aksionit opozitar.

Mbledhja nis në orën 18.00 dhe besohet se do të jetë me një axhendë të rëndësishme që lidhet edhe me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ndërkohë që një intervistë për ABC Neës, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Gazmend Oketa ka kërkuar që PD të mbledhë kontributet e  opozitës, intelektualëve dhe qytetarëve.

“Të gjithë ata që e gjejnë veten te e djathta. Jo vetëm për shkak të pozicioneve që kanë marrë, por për shkak të bindjeve politike, për shkak të identitetit politik, do të ishte mirë të bashkohemi të gjithë së bashku në një front politik për të bërë të mundur rotacionin politik”, u shpreh Oketa.

Ndërkaq sot kreu I PD, Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij sipas burimeve jozyrtare Eduard Selamin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY