5 të arrestuar për luftën në spitalin e Fierit

5 të arrestuar për luftën në spitalin e Fierit

43
0
Shares

Policia e  Fierit vuri në pranga pesë persona në lidhje me sherrin e mbrëmjes së kaluar në Levan. Në pranga kanë rëndë dytë rinjtë D. B., 21 vjeç, dhe G. B., 22 vjeç, të dy banues në Levan të Fierit, dy personat e plagosur , babë e bir, Aleksandër  e Aldi Zhapaj, si dhe shtetasi E. K., 32 vjeç, nga Vlora, bën të ditur policia.

Policia sqaron se 21-vjeçari D. B. dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri brenda ambienteve të Spitalit të Fierit, teksa i ka marrë armën e shërbimit policit të patrullës. Ndërkohë, gjatë kontrolleve të deritaniashme janë sekuestruar një armë gjahu, dy mjete prerës dhe tre automjete.

Njoftimi i policisë:

Policia e Fierit vë në pranga 5 persona në lidhje me konfliktin në Levan të Fierit

Arrestohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D.B, 21 vjeç;
– G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve:

– A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;
– E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;
– A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY