Përplasen makinat në Sarandë, 5 persona dërgohen në spital

Shares
foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor afër Sarandës. Policia njofton se dy makina të tipit “Benz Mercedes” janë përplasur në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, në Finiq, duke lënë të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe tre persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Rreth orës 04:25, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” Finiq janë përplasur dy automjete të tipit Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë (në total 5 shtetas), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...