Eurot e vjedhura e nxjerrin zbuluar, si u gjurmua hajduti nga Elbasani

Eurot e vjedhura e nxjerrin zbuluar, si u gjurmua hajduti nga Elbasani

46
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Në pranga ka rënë shtetasi O.B., pasi ka vjedhur në makinën e shtetasit E. T. një navigator, një aparat celular dhe 120 euro.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se i arrestuari ka kryer edhe tre vjedhje banesash, gjatë këtij muaji.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes sē banesave si dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë , Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

O.B., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin në pronësi të shtetasit E.T., dyshohet se ka vjedhur një navigator, një aparatë celular dhe 120 Euro. Nga veprimet hetimore tē kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 3 vjedhje të tjera të banesave të ndodhura gjatë këtij muajit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY