DETAJET/ Ja si u gjeten dy turistet hungareze ne Karaburun

DETAJET/ Ja si u gjeten dy turistet hungareze ne Karaburun

52
0
Shares

Policia gjen turistët hungarezë S.D. dhe B.M., të cilët kishin humbur rrugën mbrëmjen e kaluar, në zonën e Karaburunit

Në lidhje me humbjen e rrugës nga çifti hungarez ditën e djeshme në zonën e Karaburunit, pas kërkimeve të pandërprera të shërbimeve të Policisë Kufitare, Delta Forcë dhe shërbimeve të tjera vendore është bërë i mundur lokalizimi i tyre, nëpërmjet GPS, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Menjëherë janë nisur shërbime të tjera shtesë drejt vendndodhjes, pasi terreni ishte tepër i vështirë e i thellë dhe rreth orës 10:00 është bërë e mundur gjetja e tyre dhe kontakti fizik me ta pranë vendit të quajtur “Lerat”, në Llogora.

Çifti kishte humbur kontaktet, rrugën dhe orientimin një dite më parë dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, e kishin të pamundur kthimin mbrapa.

Aktualisht po bëhet transportimi i çiftit pranë vendndodhjes së tyre në zyrat e zonave të mbrojtura, në Parkun e Llogarasë.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar shërbimet e kërkimit që iu erdhën në ndihmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY