Suli arrin të futet në zyrën e Bashkisë: Xhelal Mziu? Nuk e...

Suli arrin të futet në zyrën e Bashkisë: Xhelal Mziu? Nuk e njoh fare.Do shkojnë në shtëpi ata punonjës që…

54
0
Shares

Kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli ka arritur sot të marrë zyrën e Xhelal Mziut.

Suli ka mbërritur në orën 16:30 minuta i shoqëruar nga përkrahësit e Partisë Socialiste.

Rakip Suli si gjestin e parë në zyrën e tij ka hequr karrigen e Xhelal Mziut dhe ka marrë një poltronë të thjeshtë për të cilën tha se i “shijonte më shumë”.

I pyetur për paraardhësin e tij, Rakip Suli tha se nuk e njeh fare atë, por u shpreh se ai si persona ka ndryshuar vetën e tij, por jo Kamzën.

“Nuk e njoh këtë person, e njoh si njeri që ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën”, tha Suli.
Më tej, kreu i ri i bashkisë u shpreh do pastrohet administrata nga të gjithë punonjësit që nuk përshtaten me ritmin e punës.
“Ai punonjës që do eci me hapin që ne mendojmë ne, ai person që vjen për të marrë rrogën dhe nuk i interesojnë shërbimet që ne do ofrojmë do shkojë në shtëpinë e vet”, tha Suli.

Ndërkohë që me hyrjen në zyrën e lyer me ngjyrë blu, kryebashkiaku socialist tha se nuk e shqetësojnë ngjyrat.
“Mua nuk me shqetësojnë ngjyrat, qytetarët e Kamzës nuk marrin shërbim nga ngjyrat, por nga kryetari dhe nga stafi i bashkisë. Unë nuk do merrem nga ngjyrat, por me hallet e qytetarëve.
Në këtë bashki ka munguar çdo lloje shërbimi, unë do jem kryebashkiak për të gjithë qytetarët e Kamzës.

Me apo pa parti sepse fëmijët e tyre nuk duan të dinë se për kë votoi prindi i tyre, por duan ujë dhe shërbime, çerdhe. Puna e parë që do nis është përsa u përket që të merren masat për kopshtet dhe shkollat, pastrimi që është problem i vërtetë dhe vënia në efiçencë e administratës”, tha Suli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY