Mjekët: Në Shqipëri po rriten ‘veset’ dhe jeta sedentare

Mjekët: Në Shqipëri po rriten ‘veset’ dhe jeta sedentare

46
0
Shares

Rritet numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në vend. Sipas INSTAT, vetëm për vitin 2018 numërohen 65 mijë ndërhyrje kirurgjikale duke pësuar një rritje më 13 % krahasuar me një vit më parë. Sipas bluzave të bardha, shkaku kryesor mbetet rritja e sëmundshmërisë në popullsinë shqiptare.

“Vitet e fundit ne kemi vënë re një shtim të rasteve të pacientëve që i ndeshim në praktikën tonë të përditshme. Një nga shkaqet kryesore është fakti që njerëzit mund të kenë shumë sëmundje shoqëruese, kemi edhe shumë faktorë të tjerë, siç është faktori stresant, kequshqyerje apo një jetë sedentare dhe me vese, siç janë alkooli dhe duhani, që çojnë në rritje të rasteve të pacientëve që kryejnë ekzaminime invazive apo ndërhyrje kardiokirurgjikale”, thotë kardiologia Manjola Liko në intervistë për klan.

Burim nga Qendra Spitalore Universitare bëjnë me dije se numrin më të lartë të ndërhyrje e kanë ato për zorrën e trashë, e ndjekur nga ndërhyrjet kardiokirurgjikale dhe më pas ato onkologjike.
Referuar të dhënave të INSTAT, në vitin 2018 ka pasur rreth 8 milionë vizita te bluzat e bardha, nga të cilat 279 mijë pacientë janë shtruar në spitale publike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY