SHENIM/ Nuk i ben me derman as Sorosi, as Erdogani

SHENIM/ Nuk i ben me derman as Sorosi, as Erdogani

52
0
Shares

Nga Ylli Manjani

Kam idenë se kjo çështja e Teatrit u risoll në vëmendje për të zbatuar “qetësisht” bashkitë e marra në tavolinë, pra pa zgjedhje.

Deri sa të përfundojë zabtimi i bashkisë së fundit ky do jetë avazi.

Ndërkohë të mos harrojmë zhgënjimin spektakolar që na dhanë gjykatës që legalizojnë pushtetin e vjedhur!

Të mos harrojmë gjithashtu se megjithse monopartiake, këto ishin votimet e para në histori që nuk kanë ende një rezultat zgjedhor.

Po marrin pushtet jo vetëm pa vota, por edhe pa rezultat zgjedhor. Herën tjetër, po vazhdoi kështu sdo ketë më as votime, por thjesht sondazhe…

Teatri pra është karremi publik që u hodh për të shmangur vemendjen nga krimi zgjedhor dhe puçi që po ekzekutojnë me pushtetin lokal.

Plani i Tij është shkrirja e opozitës, jo qeverisja e drejtë e vendit.

Kështu mendon Ai se do ta shkrijë opozitën, por a do arrijë?!

Jam i bindur që është I MBARUAR. Nuk i bën më derman as Sorosi e as Erdogani.

Kurdo të jenë ato zgjedhje do ta shohë vetë katrahurën!

Sa më vonë, aq më keq për Të!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY