Djegia e mandateve/ Hajdari: Antidemokratike, unë nuk mund të shkoj kundër rrymës...

Djegia e mandateve/ Hajdari: Antidemokratike, unë nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore

74
0
Shares

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka folur për “Zërin e Amerikës” mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Hajdari kritikoi dhe fajësoi pa dallim qeverinë dhe opozitën e bashkuar joparlamentare për krizën politike të vendit, duke u shprehur se zgjedhja e saj për të qendruar në Parlament u ndërmor sepse “unë nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore”.

“Situata në Shqipëri është shumë e vështirë. Kemi 6 muaj që jetojmë në një krizë politike. Shumë shpejt duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura, për ta futur vendin në shinat e duhura për hapjen e negociatave për ngritjen e SPAK etj.

Kujtojmë se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për shqiptarët.Më 11 mars të 2019 vendosa të qëndroj në parlament për një arsye, sepse mendova që vendimi i PD dhe opozitës ishte antidemokratik dhe anti shqiptar sepse do të sillte një krizë. Unë nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore”, deklaroi Hajdari.

Ndërsa, e pyetur se cila do jetë e ardhmja e saj, apo nëse ka menduar të krijojë një parti të re, Hajdari tha se nuk bën kompromis me parimet , duke ua lënë në dorë shqiptarëve të ardhmen. “Mendoj se për të ardhmen time politike patjetër do vendosin shqiptarët por është e rëndësishme që të marr vendimet e dhurua e të mos bëj kompromis me parimet e mia. Ndodhemi në një situatë të vështirë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike”, tha Hajdari.

Lidhur me mbështetjen e opozitës së re në Parlament ndaj shumicës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, Hajdari argumentoi se kreu i shtetit “zgjodhi një rrugë jolegjitime për t‘i dhënë zgjidhje krizës. “Zoti Meta zgjodhi një rrugë jolegjitime për t’i dhënë zgjidhje krizës.

Nuk zbatoi parimet kushtetuese. Ai ka shkelur disa pika të Kushtetutës së Shqipërisë. Ka premtuar një zgjidhje që nuk zbatohet dot, nuk gjen rrugë institucionale. Por do kemi një gjykatë kushtetuese që do e gjykojë vendimin e Presidentit. Data e re nuk solli një zgjidhje konkrete”, tha deputetja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY