VIDEO/”Dihet botërisht”,Ish-deputeti: Soros ka qënë gjithmonë kundër Kosovës, edhe dje edhe sot

Shares

Ish-deputeti Petrit Vasili e ka konsideruar Sorosin si armik të Kosovës. Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili rendit arsyet se pse Soros po punon intesivisht për shkaterrimin e Kosovës.

Ai gjithashtu ka publikuar një video ku shihet qartë se ka qënë kundër ndërhyrjes ushtarake në Kosovë gjatë luftës.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/332149751061837/

Soros ka qene ,gjithmone ashpersisht dje kunder lindjes,por edhe sot kunder ekzistences se Kosoves.

Ndersa dje nderhyrja ushtarake ishte e vetmja rruge per nje Kosove te pavarur dhe per te ndalur genocidin çnjerezor, George Soros nuk ndalej duke mallkuar bombardimin e Serbise nga ana e Amerikes,qe ishte e vetmja rruge per te shkulur ngarenjet pushtetin gjakatar te Milosheviçit.

Duke mos ndalur dot dje lindjen e Kosoves sot Soros po punon intensivisht per shkaterrimin dhe shperberjen e saj.

Dihet boterisht qe Fondacioni Soros Dega Beograd hartoi ne Prill 2018 raportin famekeq per shkembimin e teritoreve mes Serbise dhe Kosoves. 

Ky Raport përfundoi në Prill 2018, vetëm 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky, ku është diskutuar për të parën herë ideja e e zgjidhjes nëpërmjet një këmbimi territorial.

Fondacioni Soros dega e Beogradit e hartoi Raportin per shkembimin e teritoreve me zgjidhje, qe mbeshtesnin qartesisht dhe pa asnje ekuivok interesat e Serbise ne te tre variantet e tij te cilat jane bere publike.

Ne te tre keto variante Kosova do te ishte humbesja e madhe dhe shperberja e saj do te ishte te pragu i deres.

Te paraqitur si tre copa torte te embla ne dukje,por me helm brenda, keto variante te Sorosit te Beogradit do te kishin vetem nje viktime Kosoven dhe asgjesimin e sakrifices e gjakut te mijra kosovareve por edhe te nderkombetareve, qe dhane ate mbeshtetje jetike pa te cilen nuk do te kishim pavarsine e Kosoves.

Qendrimi i prere i Gjermanise dhe Anglise kunder shkembimit te teritoreve,vertet e sprapsi kete projekt te erret dhe teresisht destruktiv e konfliktnxites,por nuk e asgjesoi ate.

Destabilizimi shume i rende,politik ne Shqiperi,i shtetit te se drejtes dhe mbreterimi i krimit te organizuar e korrupsionit, e kane themelin tek destruktimi i Sistemit te Drejtesise si kyc i te gjithe ketij kaosi te qellimshem.

Reforma ne drejtesi ne Shqiperi,qe shperbeu drejtesine dhe ku Soros ishte protagonist kryesor i saj, po thellon krizen e gjithanshme te vendit dhe kjo eshte ndihma me e madhe per riaktivizimin e projektit shume te rrezikshem te shkembimit te teritoreve Kosove Serbi.

Destabilizimi i Shqiperise me pasoja te ndjeshme edhe ne rajon dhe shtimi i pasigurise e paqendrueshmerise se tij, me pasoje dobesimin e vendeve te rajonit, jane premisa, qe e lehtesojne zbatimin e projektit Sorosian te shkembimit te teritoreve.

Ndaj çlirimi i sovranitetit nga marrja peng prej interesave te tilla shume te erreta eshte nje mision, qe meriton cdo sakrifice.

Cdo cedim nga qendrimet e shendetshme sovraniste do ta zhyste Shqiperine dhe rajonin ne skenaret e tmerrshem te te shkuares se larget dhe te afert,ku gjakosjen e kane hequr ne kurriz Shqiperia e popujt e Ballkanit, nderkohe qe te tjeret kane mbushur xhepat dhe kane ikur, duke lene pas percarje te medha,luftera te egra, prapambetje te thelle ekonomike dhe tensione civile e sociale pa sherim

Me gjithate ne VIDEO mund te shihni qarte se si Soros ishte ashpersisht dje kunder nderhyrjes ushtarake amerikane ne Kosove,pra kunder lindjes se Kosoves, ndersa sot projekti i tij anti Kosove per shkembimin e teritoreve nuk ka nevoje per komente te metejshme”,-shkruan Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...