Edhe Zaevit i zbulohen telefonatat, zbardhen bisedat e rëndësishme, mes tyre dhe...

Edhe Zaevit i zbulohen telefonatat, zbardhen bisedat e rëndësishme, mes tyre dhe çështja Kosovë-Serbi

53
0
Shares

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është kthyer në qendër të vëmendjes pas disa telefonatave të cilat janë bërë publike në youtube. Në një deklaratë për shtyp, së fundmi, kryeministri bëri me dije se kishte rënë pre e një loje të organizuar nga dy komedianët e njohur rus Vladimir ‘Vovan’ Kuznetsov dhe Alexei ‘Lexus’ Stolyarov dhe se nuk do te jepte dorëheqjen.

Për çfarë ka të bëjë kjo bisedë?

Komedianët rus e kanë telefonuar kryeministrin Zaev në zyrë dhe e kanë vënë në lojë duke u shtirur si ish presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Në telefonatat e publikuara nga komedianët rus, Zaev ka biseduar me ta dhe për tema të nxehta si çështja e emrit me Greqinë, marrëdhënia Serbi-Kosovë, marrëdhëniet me Rusinë, NATO dhe BE.

Problemet që lindin nga këto telefonata 

Opozita maqedonase ka reaguar menjëherë pas publikimit të këtyre telefonatave dhe ka kërkuar dorëheqjen e Zaev, pasi sipas tyre në këto telefonata janë përmendur dhe çështje shumë sekrete.

Kryeministri Zaev deklaroi se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen sepse në bisedime nuk kishte tema sekrete dhe pranoi se ka rënë pre e një lojë ku kanë rënë dhe liderë të tjerë botërorë, përfshi këtu dhe presidentin turk, Erdogan.

“Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO” deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY