Sa e besueshme është KQZ? Flet ish-kryetari, Celibashi: Sado profesionist të jesh,...

Sa e besueshme është KQZ? Flet ish-kryetari, Celibashi: Sado profesionist të jesh, nuk mund t’i qëndrosh presionit

63
0
Shares

“Për mënyrën si është kompozuar KQZ ka shumë mundësi që politika ta reflektojë antagonizmin e vet në të”. Kjo është përgjigja që dha ish-kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në studion e ABC News, i pyetur për ndarjen e dukshme mes anëtareve dhe kryetarit Zguri në zgjedhjet e 30 qershorit.

I pyetur për besueshmërinë e KQZ si organ i vetëm, Celibashi tha se sa kohë që propozimet për anëtarët vijnë nga partitë politike është shumë e vështirë t’i qëndrosh presionit dhe tundimit kundrejt atij që të ka propozuar dhe kjo e bën të vështirë KQZ-në si institucion të pavarur.

“Për mënyrën si është kompozuar KQZ, pa vlerësuar individët veçmas, duke qenë se propozimet vijnë nga partitë politike është e vështirë që sado vlerë profesionale dhe karakteriale të kesh t’i qëndrosh presioneve dhe tundimit kundrejt atij që të ka propozuar, shto këtu dhe presionin politik është patakt dhe kjo e bën të vështirë KQZ-në si institucion të pavarur. KQZ është përpjekur që të tregojë një lloj pavarësie”.

Duke krahasuar modelin e sotëm të kompozimit të institucionit të KQZ dhe atë të kohës kur ai ishte në krye të saj, Celibashi thekson se në atë kohë formula e asaj kohe garantonte në letër pavarësi më të madhe sesa sot të këtij institucioni.

“Sa kohë vijnë nga zyrat e partive ky nuk është modeli më i mirë dhe duhet konsideruar. Në kohën kur unë isha kryetar i KQZ ka qenë një formulë më e mirë dhe pse atëherë ka pasur kontestime. Formula atëherë garantone në letër një pavarësi më të madhe të KQZ.

Presidenti emëronte dy, Kuvendi 2 dhe këto kandidatura kishin një proces vetingu.

Në atë kohë synohej një zgjedhje më e mirë e anëtarëve. Ne vinim nga trupa gjyqësore s’kishim angazhim politik atëherë krijon një balancë institucioni”.

Për sa u takon gabimet me shifrat nga KQZ, Celibashi thekson se kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe sipas tij në këtë çështje KQZ nuk duhet të jetë e ndarë. Në këndvështrimin e tij, ky është një lloj preteksti për të shtuar konfliktualitetin politik.

“Gjithmonë ka vend për pasaktësira dhe vend për korrigjime. Mbetet për t’u verifikuar për shkak të gabimeve njerëzore. Do ishte mirë që KQZ në këtë çështje mos ishte e ndarë në këtë çështje, sepse shumë kollaj mund ta verifikojnë. Më duket një lloj preteksi për të shtuar konfliktualitetin politik. Vetë KQZ mund ta verifikojë shumë lehtë”.

Për situatën aktuale politike në vend Celibashi sugjeron se vetëm zhvillimi i një debati politik dhe më gjerë mund të sjellë zgjidhje.
“Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga ky ngërç. Zhvillimi i një debati politik dhe më gjerë dhe me siguri do gjenden rrugët e zgjidhjes së situatës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY