Burhan Misiraj, “Dëshmori i Atdheut”, 22 vjet më parë humbi jetën për...

Burhan Misiraj, “Dëshmori i Atdheut”, 22 vjet më parë humbi jetën për ruajtjen e votës

85
0
Shares

Në kujtim të 22-vjetorit të vrajses të kryetarit të komisionit në Qendrën e Votimit.

Burhan Misiraj një student 21-vjeçar është në ditët e fundit të përfundimit të studimeve “Bachelor”, për Inxhinieri Elektronike, në Universitetin e Tiranës.

Ai është një student i zakonshëm, si mijëra bashkëmoshatarë të tij, por me një histori sa të dhimshme, aq edhe të jashtëzakonshmë, e mbushur me vuajtje e skarifica.

Kulmin, historia e dhimshme e tij e arriti në vitin 1997, në ditën e zgjedhjeve të 29 qershorit të atij viti. Atë ditë Burhani humbi babain e tij, kryetari i Qendrës së Votimit në fshatin Mbërs, Roskovec, nga një atentat me armë zjarri, brenda ambientit ku votohej…

Sot, 22 vjet më pas, ende problemet dhe përpjekjet për deformimin e votës, nga i njëjti krah politik, vazhdojnë dhe kjo studentit 21-vjeçar, i shkakton një dhimbje tjetër, të mbushur me zhgënjim.

Historia
Viti 1997, duhet të ishte një viti gëzimi për familjen Misiraj në Mbërs të Rroskovecit. Prindërit Burhan dhe Luljeta por edhe fëmijët e tyre Misiri dhe Paola, atëherë respektivisht nga 5.5 dhe 2.5 vjeç, prisnin ardhjen në jetë të një tjetër djali dhe vëllai.

Në 29 qershor 1997, Burhani, atëherë kryetar i grupseksionit të PD-së, një punëtor, por edhe artëdashës dhe njohës dhe përdorues i disa veglave muzikore, ishte caktuar kryetar i Qendrës së Votimit, në fshatin e tij, në Mbërs të Roskovecit, në Qarkun e Fierit. Bandat e armatosura, të cilat prej muajsh kishin marrë Shqipërinë peng dhe nuk e kishin lejuar PD dhe frocat e koalicionit të saj, të zhvillonin një fushatë normale elektorale, kulmuan me “aksionin” e tyre, me vrasjen e Burhanit në Qendrën e Votimit, vetëm pse ai nuk i lejoi manipulimin dhe deformimin e votës…

… Pas kësaj, bandat, këtë herë të prira nga drejtuesit lokalë të PS-së, festonin në qendër të Roskovecit “fitoren” e “vulosur” me gjakun e Burhanit…

Ngjarja e saj dite “bëri xhiro” edhe në mediat ndërkombëtare. “The Irish Times”, shprehej në 1 korrik 1997 se, “Disa incidente të njerëzve të armatosur u raportuan. Më serioze ishte vdekja e z. Burhan Misiri, kreu i një komisioni zgjedhor në Fier, 75 km në jug të Tiranës. Ministria e Brendshme tha se ishte qëlluar per vdekje dje pasdite…”.

Bashkëshortja e Burhanit, Luljeta, atë ditë ishte në muajin e tretë të shtatzënisë së tretë të saj. Dhe gjashtë muaj më vonë, asaj i erdhi në jetë djali që priste. Në kujtim të bashkëshortit të saj, nëna i vuri emrin Burhan, djalit të porsalindur.

Persekutimi
Për familjen Misiraj, kjo ishte ngjarja më e rëndë e perskeutimit të tyre politik, perskeutim që datonte që para viti 1990.

Si të mos mjaftonte kjo, për bashkëshorten Luljeta, tani nënë e tre fmëijëve jetimë, pa baba, pushteti që erdhi me gjakun e bashkëshortit të saj, nuk tregoi asnjë kujdes, qoftë me mundësi punësimi, qoftë me ndihma për fëmijët e saj të vegjël, e drejtë që i njihej edhe nga ligji. Falë mbështetjes së prindërve e të afërmëve të saj, por edhe drejtuesve vendorë të PD-së, Luljeta rriti dhe edukoi e shkolloi tre fëmijët e saj.

Në vitin 2005, me rikthimin e PD-së në pushtet ajo u punësua në Ujësjellësin e Fierit. Por ky punësim zgjati aq sa zgjati edhe qeverisja e PD-së, sepse në vitin 2013, “Rilindësit” e hoqën atë nga puna…

Në vitet që pasuan, të vështirë do ta kishin edhe fëmijët e saj. Djali më i madh Misiri, i diplomuar për Inxhinieri Fizike, pasi dështoi në përpjekjet për gjetjen e një pune, u largu drejt Irlandës me Fisnikun, djalin e xhaxhait të tij, i cili për mbiemrin “Misiraj” që mbante, nuk kishte e nuk priste ndonjë fat më të mirë.

Motra e tij Paola, e diplmuar për Stomatologji, falë ndihmës së të afërmëve, ka mundur të punësohet në sektorin privat. Ndërsa Burhani, që ka marrë emrin e babit të tij, por që nuk e njohu kurrë atë, është pesimist, në mundësinë e tij për tu punësuar, megjithëse për disa ditë mbaron studimet “Bachelor” për Inxhinieri Elektronike.

Apeli
Nga bisedat me studentin 21-vjeçar Burhan Misiraj, mëson dhe kupton dashurinë e madhe të tijën, për babain që nuk mundi ta njohë.

Ato që ai ka dëgjuar nga të njohurit, për babanë e tij, mjaftojnë që ai ta ketë atë si një model, që e ndjek me krenari.

Ndaj edhe kur bisedon me studentin 21-vjeçar, ai nuk e fsheh dëshirën që ta risjellë pas 22 vitesh në media, historinë e babait të tij, jo vetëm si një kujtim dhe vlerësim, por edhe si një apel për atë që ai ishte dhe për atë që ai bëri në mbrojtje të votës së lirë.

Por studenti 21-vjeçar ka një “merak” dhe këmbëngul që në risjelljen e historisë së babait të tij, mos të merret me vrasësit, urdhërdhënësit dhe urdhërzbatuesit.

Këtë e bënë jo nga frika, por se nuk do që kujtimi i babait të tij, të devijojë apelin e rëndësishëm që i biri përcjell 22 vjet më pas, kur situata me manipulimin dhe deformimin e votës ëhstë po aq problematike dhe e dhimshme.

“’Për Demokracinë ia vlen të japësh dhe jetën, sepse është forma më thellësisht e nderuar si sistem qeverisje e aplikuar ndonjëherë nga njeriu’.

Kjo është një shprehej e Rhonald Rhegan, në të cilen unë e gjej më mirë veten dhe babain tim.
22 vite më pare babai im u vra në qendren e votimit , e cila është simboli i demokracisë.

Si kryetar komisioni e ndiente detyrim mbrojtjen e votës, nuk donte ta lejonte humbjen e vlerës së saj, kjo ishte dhe arsyeja e asaj që ndodhi.

Babai im nuk ishte frikacak , por diçka e kishte shum frikë, të jetuarit në komunizëm, e kishte shumë frikë për ne, fëmijet e tij, të jetonim atë që jetoi ai vet, atë që ai vuajti.

Ka 6 vjet që demokracia cenohet, vjedhja e votës e cenon. Por sot, sot kur e gjithë Shqipëria është në këmbë, të gjithë e kanë shancin dhe mundësinë që të kontribuojnë në mbrojtje të saj, është diçka që me krenari do t’ua tregosh fëmijëve nesër.

Unë personalisht jam bashkuar dhe do bashkohem në të gjitha protestat, në radhë të parë për idetë që babai im i mbronte edhe me jetë dhe në radhë të dytë sepse jam një i ri që e dua vendin tim.

Përveç përfshirjes në protestat e opozitës, unë kam qenë një nga nismëtarët dhe qëndrestarët e protestës ëse studenteve, kam qendruar për më se 2 muaj në shesh dhe aty e ndjeva frikën e një vendi që është kapur nga një diktator.

Në 2 muaj protestë ne fituam një thes me përralla dhe mashtrime.

Sot kemi një situatë të tensionuar politike, por me një kauze për mbrojtjen e demokracisë, pak a shumë njëjta me të cilen u përball babai im.

Kjo më bën të ndihem keq, sepse ajo për të cilën ai luftoi nuk është arritur ende as sot, kur unë fëmija i tij, vetë jam bërë i aftë për të luftuar ‘luftën’ e babait tim, ‘luftën’ për demokraci.

Përvec trishtimit më jep dhe force, më bën të ndihem mirë, sepse sot unë po ndjek ëndrrën e tij, pasi atë fizikisht nuk arrita ta ndjek.

Kjo më mbush me motivim, më bën më të fortë dhe më krenar mbi të gjitha”, shprehet studenti 21-vjeçar Burhan Misiraj, i cili, në vazhdim të rrugës së babait të tij, sot është pjesë e protestave të opozitës, kundër sistemtit të korruptuar, sipas tij, që “mbahet në këmbë” nga vota e vjedhur.

Tituj dhe vlerësimet për Burhan Misirajn
Bruhan Misiraj, i cili humbi jetën në 29 qershor 1997, në Qendrën e Votimit të fshatit Mbërs në Roskovec, të Qarkut të Fierit, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Jo vetëm kaq, por Qarku i Fierit e ka nderuar atë edhe me titullin “Qytetar Nderi”.

Ndërsa në Kodër Kamëz, një rrugë mban emrin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY