Basha: Vendim i pastër politik, nuk ka konkurrencë pa opozitën

Basha: Vendim i pastër politik, nuk ka konkurrencë pa opozitën

39
0
Shares

Pas refuzimit të Këshillit të Europës për të mos dërguar vëzhguesit e saj në votimet e 30 qershorit në Shqipëri, vjen reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

Përmes një deklarate për media nga selia e PD-së, Basha është shprehur se, ky është rasti i parë në historinë e KiE që nuk monitoron zgjedhjet e një vendi anëtar.

“Nuk ka konkurrencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Është një vendim i pastër politik, një ndarje e prerë nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve në Europë.

Këshilli i Europës ka qenë edhe në zgjedhjet e 2015 së bashku me OSBE-ODIHR. Këtë vit u tërhoq për herë të parë nga monitorimi i zgjedhjeve në një vend anëtar të tij. Farsa që ka përgatitur Rama nuk ka ndodhur askund që nga rënia e regjimit komunist”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY