Zagonjari: Urgjent të zbardhen dosjet

Zagonjari: Urgjent të zbardhen dosjet

186
0
Shares

Xhezair Zaganjori Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë ,  në një deklaratë për mediat tha se puna e Gjykatës së Lartë ka mbetur në vend, për shkak të procesit të vettingut.

Zaganjori theksoi se iu ka dhënë urdhër gjyqtarëve që të merren më së paku me dosjet urgjente, me masat e sigurisë apo ekstradimet, të cilat janë edhe çështje më bazike

“Duhet që të vihet në funksion gjykata, që të trajtohen së paku çështjet urgjente. Ne po merremi me ruajtjen dhe administrimin e dosjeve. Të gjithë gjyqtarët i kam përgatitur që të trajtojnë tema urgjente.

Përpiqemi të bëjmë këtë punë që kemi mundësi. Ka dosje në Gjykatën e Lartë, që janë administrative, penale etj. Duhen të zgjidhen sa më shpejt çështjet e rëndësishme”, tha Zaganjori në fjalën e tij.

Zaganjori gjithashtu u shpreh se është i vendosur të zbatojë ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY