Tensionet në KZAZ-në e Kamzës, policia ndërhyn me gazlotsjellës

Shares

Përplasje ka patur dhe në Kamzë, ndërsa është përdorur dhe gaz lotsjellës. Tensionet janë shënuar  në KZAZ nr 27 në Kamëz pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.

Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës për të qetësuar mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët kërkonin lirimin e ambjenteve nga materialet zgjedhore.

Nga përdorimi i gazit lotsjellës, një polic i Bashkisë Kamëz ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në spital.

Kamza është një nga disa Bashki, të cilat kanë kërkuar të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta.

Në Shkodër, Tropojë e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...