VIDEO/Zbulohen mesazhet private, kryebashkiaku: Sillni 4 vetë për familje, merruni me ata që nuk vijnë

Shares

Të tjera denoncime vijnë nga ish-deputetë të Partisë Demokratike të cilët sigurojnë dhe fakte.

Së fundmi, ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar mesazhet në WhatsApp ku kryetari i Bashkise në Maliq u kërkon pjesëmarrësve në miting të sigurojnë nga 4 vetë për familje, duke i kërcënuar me vendin e punës.

Shetitjet poshteruese të Ramës me administratën vijojnë si eskursione në çdo vënd!

Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobuzë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, per pak videot nga cdo zone ku po mblidhen!

Ndërkohë kryetari i bashkisë që kêrkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punês nese nuk sjellin 4 persona! 
Njësoj sic kercenon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njesoj si kercenohen bizneset me gjoba dhe familjaret me buken e gojës”,-shkruan Salianji.

Gjithashtu ai ka publikuar dhe një video nga mitingu, ku dhe pse janë detyruar të vijnë, sërish ka karrige bosh.

https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/926845837646768/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...