Punime në rrjet, OSHEE: Ja zonat ku do të ndërprehet energjia elektrike...

Punime në rrjet, OSHEE: Ja zonat ku do të ndërprehet energjia elektrike në datat 6 dhe 7

51
0
Shares

Operatori i Shpërndarjes së Enegjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët në Tiranë se në datat 6 dhe 7 qershor do të ketë ndërprerje të enegjisë elektrike.

Njoftim për abonentët Tiranë 

Stakim i datës 6-7 qershor

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 6 dhe 7 qershor do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë

6 qershor, rruga “Haxhi Hysen Dalliu” pjesërisht, rruga “Mine Peza”, rruga “Mehmet Brocaj” 

7 qershor, 09:30-15:00

rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Eshref Frashëri”, pranë rrugës “Don Bosko”

7 qershor, 09:00-15:00

rruga “Pashko Gjeci” prane Kthesës së Kamzëz, rruga “Skënder Halili” pjesërisht, pranë Casa Italia

Po ashtu ndërpreje do të ketë edhe në Korçë e Kavajë:

Njoftim për abonentët Kavajë:

Në vijim të masave që ka marrë OSHEE për sigurimin e furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit veror, në datën 6 qershor gjatë intervalit kohor 03:00-06:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Kavajë 

Golem qendër, Seferaj, Mali i Robit, Stan i Ri, Qerret, Posta e policisë, Breg Deti, hotel “Malvina”, Shkëmbi i Kavajës, Kastrati, Golem plazh, “Viena”, “Miami beach”, Kompleksi “Xixa”

Njoftim për abonentët Korçë:

Stakim i datës 6 qershor

Për shkak të punimeve të planifikuara në nst Maliq, në datën 6 qershor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00 në këto zona në Korçë

6 qershor/Bashkia Maliq, Pirg, Fabrika e Përpunim Drurit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY