Gazetari gjerman ironizon Arta Markun: Faleminderit që vërtetuat përgjimet e “BILD”

Gazetari gjerman ironizon Arta Markun: Faleminderit që vërtetuat përgjimet e “BILD”

48
0
Shares

Gazetari gjerman Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet në gazetën “BILD” në ironi ka falenderuar Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, që vetëm ka konfirmuar vërtetësinë e përgjimeve të publikuara ditën e sotme.

Tiede shkruan se përgjimet e tij kanë tronditur Shqipërinë, ndërsa thekson se qeveria po mundohet që t’a bëjë atë gënjeshtar.

“Shqipëria është tronditur përsëri për shkak të një artikulli publikuar nga unë dhe spektër të qeverisë po përpiqen përsëri të më bëjnë një gënjeshtar. Unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë që konfirmoi vërtetësinë e kasetave që ne kemi bërë publike sot”,- shkrun ndër të tjera gazetari.

Ndërsa në përfundim të postimit të tij shkruan “faleminderit për këtë konfirmim mbresëlënës të materialit origjinal”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY