Abuzimi me fondet publike, në vëzhgim Bashkia e Elbasanit, Kavajës, Kukësit dhe...

Abuzimi me fondet publike, në vëzhgim Bashkia e Elbasanit, Kavajës, Kukësit dhe Kuçovës

90
0
Shares

Zëvendës Kryetari i Bashkisë Kavajë dhe Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimeve Sociale kanë regjistruar familjarët e tyre në skemat mbështetëse ekonomike. Të dy zyrtarët tashmë janë shkarkuar ndërsa rasti është konstatuar nga Shoqata për Kulturën Demokratike në raportin mbi përdorimin e burimeve administrative në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Bashkia e Elbasanit, Kavajës, Kuksit dhe Kuçovës kanë qënë nën vëzhgim nga muaji janar deri më 25 Maj.

Gerta Meta: “Tjetër rast po në bashkinë e Kavajës, është kallzimi që IKMT ka bërë për kryetarin e bashkisë së Kavajës dhe disa nga vartësit e tij ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimin e objekteve në territorin që ata administrojnë. Janë raportuar disa raste të detyrimit të punonjësve të administratës publike në bashkinë e Kavajës, Kukësit, Elbasanit për të marrë pjesë në aktivitetet partiake dhe elektorale. Një aspekt tjetër është përdorimi i inaugurimeve të punës së rëndësishme publike nga zyrtarë publikë dhe anëtarë të qeverisë. Raste të tilla janë në rrethin e Elbasanit, Kavajës dhe bashkisë së Kukësit”.

Shoqata për Kulturën Demokratike apelon marrjen e masave për të evituar presionet mbi punonjësit e adminsitratës publike.

Gerta Meta: “Kryetarët aktualë të bashkive të Kavajës dhe Kukësit gjatë periudhës së fushatës zyrtare të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit duhet të mos shpërdorojnë detyrën ose të abuzojnë me fondet e tyre publike”.

Për shkak të mungesës së fondeve, vëzhgimi është shtrirë vetëm në 4 bashki, ndërsa pas zgjedhjeve pritet të publikohet raporti përfundimtar./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY