Aksident në Lezhë, mjeti merr përpara pesë makina të parkuara në bulevard

Shares
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.

Një automjet që po lëvizte me shpejtësi është përplasur me 5 mjete të tjera, të cilat ishin të parkuara në anë të rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira në aksident.

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...