Cërrik, i vihet flaka gjatë natës makinës në parkim

Shares
FOTO ILUSTRUESE

Një automjet në Cërrik është përshirë nga zjarri gjatë natës për shkaqeve ende të paqarta.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit.Si pasojë e flakëve, mjeti është djegur pjesërisht.

Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit I.K., ndërsa makina në momentin e ngjarjes ka qenë e parkuar në rrugë pranë banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...