Protestuesit nuk lëkunden, Bardhi: Dollapi u rrëmbye nga policia

Protestuesit nuk lëkunden, Bardhi: Dollapi u rrëmbye nga policia

33
0
Shares

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë tek Drejtoria e Policisë deri në lirimin e Sahit Dollapit, sekretarit organizativ të PD, i cili u godit nga efektivët e forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe më pas u shoqërua.

“Nuk ka rëndësi se sa do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, rëndësi ka që me urdhër politik janë dhunuar qytetarë dhe protestues, sekretari organizativ i PD. Ata do të marrin përgjigjen e merituar”, tha Gazment Bardhi. “Ne kemi bërë protestë paqësore, policia është kthyer në organizatë kriminale. Ka rrëmbyer sekretarin organizativ të PD, gjatë protestës ai ka mbrojtur policinë. Ai është pika e kontaktit mes protestuesve dhe policisë dhe duhet të bashkëpunonte me të, por në vend që të bashkëpuninin me të e kanë dhunuar”, tha Bardhi.

Besohet se dy persona janë shoqëruar nga Policia në afërsi të Drejtorisë së Policisë, gjatë një lëvizjeje të efektivëve të ndërhyrjes së shpejtë për të larguar protestuesit nga aty.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY