VIDEO/ Publikohen pamje të reja për grabitjen e Rinasit, ja si lëvizin...

VIDEO/ Publikohen pamje të reja për grabitjen e Rinasit, ja si lëvizin policia dhe kompania e sigurisë

159
0
Shares

Janë publikuar disa pamje të reja brenda pistës së aeroportit të Rinasit gjatë supergrabitjes së rreth 6 milionë eurove mesditën e 9 prillit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket që furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” pasi shpërthen derën e zjarrfikësve vazhdon rrugën në pistë i pashqetësuar nga askush.

Për të shmangur kontaktin me pasagjerët dhe patrullat e ICTS-së, furgoni i grabitësve kalon nga pas avionëve të parkuar për të mbërritur tek avioni ku po ngarkoheshin paratë drejt Vjenës, i cili ishte i fundit në radhë.

Në pamjet e siguruara nga Vizion Plus duken mjetet e kompanisë private për sigurinë e aeroportit që lëvizin në drejtim të kundërt me grabitësit ndërsa nga hetimi ka rezultuar se strukturat e Policisë Kufitare Rinas, janë vënë në dijeni të paktën 5 minuta me vonesë pas çarjes së rrethimit.

Në këtë moment një furgon i policisë së Rinasit me disa efektivë reagon menjëherë duke shkuar në drejtim të itinerarit të grabitësve por këta të fundit kishin dalë nga pista prej një porte tjetër fundore emergjence të aeroportit.

Gati një muaj pas supergrabitjes së Rinasit 6 persona janë vënë në pranga, 5 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa një nga krerët e dyshuar të grupit Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Krahas zbulimit të autorëve, hetimet pritet të nxjerrin në pah edhe përgjegjësinë e koncesionarit dhe kompanisë për sigurinë brenda rrethimit ndërsa pas ngjarjes aeroporti u mor nën kontroll nga policia e shtetit dhe forcat e ushtrisë të cilat vijojnë të ruajnë rrethimin e jashtëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY