Skuadra mban frymën, kapiteni i Spanjës pëson atak kardiak, dërgohet në spital

Skuadra mban frymën, kapiteni i Spanjës pëson atak kardiak, dërgohet në spital

74
0
Shares

Një lajm i keq vjen për adhuruesit e Iker Casillas. Kapiteni i kombëtares Spanjolle, portieri Iker Casillas pësoi një atak në zemër teksa stërvitej me skuadrën e tij Porto, ditën e mërkurë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje ai u transportua për në spital nga ekipi mjekësor i skuadrës portugeze, e cila më pas gjatë një deklarate tha se portieri spanjoll ishte jashtë rrezikut për jetën.

“Iker Casillaj pësoi një atak kardiak gjatë seancës stërvitore këtë të mërkurë” shkruante skuadra e Portos në një status në faqen zyrtare në internet.

“Seanca u ndërpre menjëherë dhe te portieri u dërgua menjëherë ekipi mjekësor, dhe tani 37 vjecari ndodhet në spitalin e Portos. Casillas është në gjendje të mirë shëndetësore, stabël dhe problemi me zemrën u zgjidh.”

Casillas ka luajtur 167 herë për Spanjën, dhe ka qenë kapiten në fitoren e Kupës së Botës në vitin 2010, e para dhe e vetmja deri tani për kombëtaren spanjolle.

Ai gjithashtu ka fituar edhe Kampionatin Europian të vitit 2008 dhe 2012.

I lindur në Mostoles, Madrid, Casillas u bë I njohur nëpërmjet akademisë së Real Madridit dhe e vazhdoi karrierën e tij atje, deri sa u bashkua me skuadrën e Portos në korrik të 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY