Përgjegjësit e grabitjes në Rinas, Prokuroria lëviz “duart”

Përgjegjësit e grabitjes në Rinas, Prokuroria lëviz “duart”

67
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis javën e ardhshme marrjen në pyetje të zyrtarëve të aeroportit të Rinasit për grabitjen e parave mesditën e 9 Prillit. Hetuesit gjatë këtyre ditëve kanë administruar dokumentacionin dhe praktikën e ndjekur në aeroportin e Rinasit ditën kur ndodhi grabitja.

Po kështu, është sekuestruar edhe kontrata që TIA ka nënshkruar me kompaninë ICTS që kishte për detyrë ruajtjen e pistës së aeroportit të Rinasit.

Policia nuk ka zyrtarisht ende asnjë të identifikuar nga grabitësit që në bashkëpunim me Admir Muratajn rrëmbyen nën kërcënimin e armëve rreth 5.7 milionë Euro. Përveç Muratajt që mbeti i vrarë, grupi hetimor dyshon se në grabitje morën pjesë të paktën edhe 7 persona të tjerë që kanë luajtur rol vëzhguesi dhe ndihmësi.

Hetuesit kanë dyshime se Murataj ka bashkëpunuar me persona që ka patur njohje të vjetër dhe ka kryer më herët grabitje me këta të fundit. Ndërkohë, policia e Rinasit tashmë ka nisur patrullimet në perimetrin që më herët ushtronte kontroll vetëm kompania ICTS, ndërsa masa janë marrë edhe në sallën e kamerave të sigurisë ku do të qëndrojnë edhe punonjës policie./klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY