Rama dështoi me Shullazin, tani përdor Shahinin të largojë rektorin Koni

Rama dështoi me Shullazin, tani përdor Shahinin të largojë rektorin Koni

56
0
Shares

Ministrja e Arsimit vendosi sot pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës dhe i kërkon presidentit ta shkarkojë vetëm pak ditë pasi Kryeministri Rama e sulmoi atë publikisht. Me sa duket atë që nuke  realizoi dot me bandën e Shullazit po e realizon me Besa Shahinin.

Më ka bërë përshtypje që edhe publikisht, profesor Koni është ankuar për dekanët dhe pjesën administrative, por nuk ka ardhur kurrë me një kërkesë të mirëargumentuar që t’ia miratojmë shkarkimin e dekanëve. Unë nuk kam në dorë asnjë mjet tjetër ligjor përveçse të pezulloj Rektorin e UT-së dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës, shkarkimin e tij.
Më vjen keq për profesor Konin. Vendimin për shkarkimin e drejtorit e merr presidenti dhe ai do të ketë në dorë materialin, që ta ndihmojë të marrë këtë vendim. Universiteti është keqmenaxhuar dhe kjo ka sjellë probleme serioze për një gjeneratë të tërë. Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur problemin në universitete”,
deklaroi Shahini.

Ditë më parë Rama e akuzoi Konin se po pengon procesin e vlerësimit të titujve akademikë, por dhe procesin e realizimit të  kërkesave të studentëve.

“Inkompetencë të plotë” dhe “mungesë vullneti alarmante” nga ana e rektorit të Universitetit të Tiranës, e ka quajtur Rama sjelljen e Konit.

 Kemi rezerva lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës… është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar …. nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës është e papranueshme. Ka ardhur koha që ti referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem.  Rektorari i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen”, tha Rama gjatë një takimi me dekanët e Universitetit pa praninë e Konit.

Mynyr Koni u shatazhua nga Emiljano Shullkazi të mos merrte pjesë në garën për rektor të Universitetit ku garonte edhe një ish-deputete e PS. E gjithë historia e sulmit ndaj Konit lidhet jo me problemet e studentëve por me ndërtimin e kampusit univeristar, një investim disamilionëdh dhe ku qeveria nuk mund të lejojë vendimarrje jashtë kontrollit të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY