FOTO/ Maska e përdorur në grabitje, gazetari: Admir Murataj tentoi të imitoje...

FOTO/ Maska e përdorur në grabitje, gazetari: Admir Murataj tentoi të imitoje veten e tij

249
0
Shares

Admir Murataj, grabitësi që mbeti i vrarë në Rinas gjatë tentativës për t’u arratisur pas rrëmbimit të rreth 10 milion eurove, ishte i vetmi person i maskuar ndryshe nga bashkëautorët.

Katër personat e tjerë kishin veshje ushtarake ndërsa Murataj ishte veshur si polic me jelek të zi dhe këmishë blu.

Fytyrën ai e kishte fshehur duke veshur një maskë silikoni. Disa media raportuan se Murataj u mundua të imitonte pamjen e një polici të Rinasit. Por gazetari Spartak Koka u shpreh në emisionin “Opinion” se Murataj ka tentuar të imitojë “veten e tij”.

Kjo pasi Murataj dispononte një pasaportë false greke, me emrin Christos Papadias, dhe në fotografinë e asaj pasaporte Murataj ngjan tej mase me maskën të cilën e kishte përdorur në Rinas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY