HETIMI/ Vrasësit e vëllezërve Bilali e kanë lënë një gjurmë

HETIMI/ Vrasësit e vëllezërve Bilali e kanë lënë një gjurmë

352
0
Shares

Vrasësit e vëllezërve Bilali kanë lënë diku një gjurmë përmes së cilës mund të pritet verifikimi I vrasësve. 8 ditë pas ekzekutimit mafioz të vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali në Shkodër, shpresat e policisë për zbardhjen e ngjarjes janë “ varur ” në provat që u gjetën në automjetin me të cilin autorët, u larguan pas vrasjes.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në automjetin “Mercedes Benz” i cili rezultoi i vjedhur por nuk u dogj plotësisht, janë mbledhur disa prova materiale që mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

Provat nga të cilat mund të ndërtohen profile ADN-je por edhe gjurmë gishtash ndodhen tashmë në laboratorin shkencor të policisë së shtetit ndërsa blutë e Shkodrës janë të pritje të rezultateve.

Për llogari të hetimit janë këqyrur dhjetëra kamera sigurie dhe janë administruar deklarimet e disa personave, por ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve.

Po ashtu burime të vizion plus bëjnë me dije se për shkak të situatës së rënduar kriminale, me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu, strukturat e hetimit në Shkodër janë fuqizuar me 12 specialistë që janë dislokuar nga drejtoritë e policisë së Kukësit dhe Lezhës por edhe nga drejtoria e përgjithshme e policisë.

Ekzekutimi i babait dhe xhaxhait të ish kampionit të boksit Astmer Bilali, i arrestuar si anëtar i grupit “Bajri”, risolli në vëmendje Shkodrën si një nga epiqendrat e përplasjes së bandave kriminale. Kjo ngjarje solli edhe shkarkimin e drejtorit të policisë Vehbi Bushati dhe zëvendësimin e tij me Niko Brahimajn.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY