Agim Karagjozi mbylli syte pergjithmone!

Agim Karagjozi mbylli syte pergjithmone!

78
0
Shares

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, sot kombi yne humbi nje ikone te vertet te atdhedashurise, urtesise, ndershmerise se tij, Agim Karagjozin ish veprimtar i shquar, kryetar dhe se fund president nderi i organizates Vatra ne SHBA.

Jeta dhe veprimtaria e Agim Karagjozit jane nje perkushtim i jashtezakonshem ndaj lirise se kombit shqiptar. Ne krye te organizates athdhetare Vatra ai per dekada ishte zeri me i fuqishem, avokati me i pamposhtur i shqiptareve ne Kongresin, Shtepine Bardhe ne SHBA ne mbrojtjen e ceshtjes shqiptare. Qe ne ditet e para te themelimit te PD dhe opozites shqiptare dhe ne çastet me te veshtira te tyre, Agim Kargjozi, ne krye te Vatres qe ai drejtoi, do te ishte nje mbeshtetes i madh, i urte, i vendosur i palekundur ne te gjitha perpjekjet e saj per perbysjen e diktatures komuniste dhe ndertimin e demokracise ne Shqiperi.

Po keshtu, gjate luftes dhe barbarive serbe ne Kosove, Agim Karagjozi do pritej ne Dhomen Ovale nga Presidenti Klinton para te cilit ai do mbronte çeshtjen e drejte te shqiptareve te Kosoves dhe do te kerkonte qe vendi i madh i lirise te perdore fuqine e tij per t’iu dhene fund barbarive serbe ne Kosove.

Te dashur miq, une kam patur fatin te takohem shume here vllazerisht ne New York dhe Tirane me Agim Karagjozin, sot une thelle ne shpirt ndjej dhimbje e pikellim per kete humbje tejet hidheruese, perulem me nderimin dhe mirenjohjen me te thelle para vepres dhe kujtimit te tij te ndritur, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, te gjithe anetareve te Vatres dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY