Grevë urie tek burgu 302 në Tiranë: “Duam gatime shptëpie…”

Grevë urie tek burgu 302 në Tiranë: “Duam gatime shptëpie…”

63
0
Shares

Të paraburgosurit në institucionin e vuajtjes së dënimit numër 302 në Tiranë, prej dy ditësh refuzojnë ushqimin.

Burime për Report Rv thanë se shumica e të burgosurve kundërshtojnë rregullat e reja sipas të cilave nuk u lejohet më shume se 5 kg ushqim që u sillet nga të afërmit e tyre nga jashtë.

Greva ka qenë mes tensioneve edhe mesditën e sotme kur të gjithë të paraburgosurit nuk janë paraqitur në mensë për të konsumuar ushqimin që gatuhet në kuzhinën e burgut.

Ata kundërshtojnë cilësinë e ushqimeve në burg dhe moslejmin e takimeve me familjarë.

Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve sqaron se këto masa janë për shkak të rregullave të reja për institucionet e burgjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY