Shkëputet energjia eletrike pranë zonës ku zhvillohet protesta, OSSHE reagon menjëherë

Shares

Gjatë protestës së sotme ka patur dhe shkëputje të energjisë elektrike na zonën ku po protestohet për më shumë se 2 orë.

Lidhur më ketë gjë, OSHEE ka reaguar menjëherë për të sqaruar të gjithë incidentin, në mënyrë që të shmangë përgjegjësinë.

Në sqarimin e publikuar për mediat, OSHEE thotë se zona e ish-ATSH-së, pranë Kuvendit, 9-katëshëve,  momentalisht është pa energji elektrike.

OSHEE sqaron se nga dëmtimi i rrjetit elektrik është bërë shkak dhe i dëmtimit të fiderit 20kV nga një subjekt privat, dhe si pasojë ka lënë pa energji elektrike zonën. Në të njëjtin njoftim, OSHEE thekson se po merr masa për riparimin  e dëmit.

Pershendetje Subjekti privat TDT duke punuar për gërmim e hapjes së gropës ka dëmtuar fiderin 20kV, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të qendrës, në zonën ish-ATSH, prane Kuvendit, 9-katëshet, etj. OSHEE po mer masa per riparimin demit dhe kthimin e energjise elektrike.”-shkruhet në njoftimin e OSHEE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...