Pasha tregon momentin e vrasjes së Baxhinofskit: U përleshën me njëri tjetrin...

Pasha tregon momentin e vrasjes së Baxhinofskit: U përleshën me njëri tjetrin dhe më pas…

170
0
Shares

Policia e Tiranës ka publikuar për një grup të vogël mediash dëshminë e 56 vjecarit që sihte present me vrasësin në momentin e ekzekutimit të biznesmenit fierak.

56-vjeçari, Myftar Pasha është arrestuar sot dhe sipas tij ai ka thirrur në telefon policinë pasi është qetësuar më herët në shtëpi.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon më pyeti “ku je”. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi më shoqëroi. Ishim duke ecur të dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me të birin. Islami më tha “boo kush duron këtë, do me kujtojë lekët”.

Kur haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshen të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY