FOTO/ Humbi të ëmën në ditën e tij të lindjes, Eno Popi...

FOTO/ Humbi të ëmën në ditën e tij të lindjes, Eno Popi na përloti me dedikimin për të

168
0
Shares

Në qershor të 2017-ës, moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi, duhej të festonte ditën e lindjes, por ajo u shndërrua në ditën më të trishtë, pasi po atë ditë u nda nga jeta nëna e tij.

Nëna e Popit vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe nuk mundi ta mposhtte dot.

Dhe pikërisht sot, në 8 Marsin e dytë pa të ëmën, Eno e ka kujtuar atë përmes një fotoje mjaft prekëse.

Moderatori shfaqet duke i mbajtur dorën të ëmës në foton e publikuar në Instagram, ndërsa shkruan: “Diku në parajsë ajo po qesh!”

Pavarësisht humbjes së nënës e cila nuk zëvendësohet kurrë, moderatori i emisionit “Dilema”, është bëkuar me një vajzë në një vit më pas, konkretisht në maj të 2018-s.

“Kemi zgjedhur ta quajmë Liv. Është një ndjesi dhe emocion shumë i bukur”, shprehej Eno në atë kohë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY