Kejvina largohet nga ‘Xing me Ermalin’? Shihni çfarë thotë vetë velina e...

Kejvina largohet nga ‘Xing me Ermalin’? Shihni çfarë thotë vetë velina e njohur

178
0
Shares

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se velina e Xing me Ermalin ishte larguar nga emisioni për shkak të një mosmarrveshjeje me moderatorin Ermal Mamaqi.

E ndërkohë që ky lajm u publikua nga faqja e Xing dhe shumë njerëz po dyshonin për vërtetësinë e tij dhe se mund të ishte ndoshta një shaka, Iconstyle ka kontaktuar me velinën dhe përgjigjja e saj sapo na bëri më shumë lëmsh.

Kur u pyet nëse është i vërtetë lajmi i largimit, bukuroshja bjonde u përgjigj “As po, as jo”, ndërsa shtoi se nuk donte të fliste më shumë për këtë pjesë.

Kjo na bëri të dyshojmë se vetë Kejvina nuk është e sigurt për largimin dhe madje mund të ketë sërish një rikthim, pasi Ermali t’i premtojë se do t’i kushtojë më shumë vëmendje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY